Një nga futbollistët e kontigjentit kuqeblu të sezonit të kaluar, Esat Mala, kishte mbetur disi pezull sa i përket vazhdimësisë me Klubin e Futbollit Vllaznia. Madje, kishte zëra të tillë që mesfushori nga Prizreni edhe mund të largohej tërësisht nga skuadra kuqeblu.
Por, një gjë e tillë ka marrë fund pasditen e së martës, kur KF Vllaznia njofton zyrtarisht rinovimin e kontratës edhe për një sezon tjetër me Esat Malen.
“𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐛ë𝐧 𝐭ë 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐦𝐚𝐫𝐫ë𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐧 𝐩ë𝐫 𝐫𝐢𝐧𝐨𝐯𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭ë𝐬 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫 𝐧𝐣ë 𝐬𝐞𝐳𝐨𝐧 𝐭𝐣𝐞𝐭ë𝐫 𝐦𝐞 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐄𝐬𝐚𝐭 𝐌𝐚𝐥𝐚.”, shkruhet në njoftimin e KF Vllaznia.