Sunday, January 18, 2026

Lajm i rëndësishëm për FC Basania! Merret vendimi për fillimin e punimeve të ministadiumit të Bushatit

Lexo

- Reklamë -spot_img

 

Një lajm shumë i rëndësishëm për FC Basanian si dhe komunitetin sportdashës të Bushatit vjen këtë mëngjes të 25 shtatorit. Bëhet fjalë për ndërtimin e ministadiumit të Bushatit, një projekt ky i nisur dy-tre muaj më parë gjatë një takimi të organizuar në Bashkinë Vau i Dejes ku ishin të pranishëm Kryebashkiaku Kristian Shkreli, Zv.presidenti i FSHF-së Arben Dervishaj, Kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër Lazer Matija dhe Presidenti i FC Basania, Ermir Shimaj

Pas miratimit të projektit në fjalë, tashmë vjen edhe lajmi shumë pozitiv për nisjen e punimeve të këtij ministadiumi, i cili konsiston në ndërhyrjen e fushës sportive aktuale. Nga sa bëhet e ditur,  krahas instalimit të një tapeti të ri sintetik, do të ketë ndërhyrje edhe në mjediset e tjera, dhomat e zhveshjes, ndërtimin e tribunave të spektatorëve, etj, duke e shndërruar këtë mjedis sportiv në një kompleks sportive bashkëkohor për tifozërinë bushatase.

Projekti në fjalë do të zbatohet nga Bashkia e Vaut të Dejës, Federata Shqiptare e Futbollit, Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër, si dhe FC Basania.

Për informacion të tifozërisë bushatase dhe më gjërë, bëhet e ditur, se ndeshja e parë hapëse e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, Basania-Besëlidhja do të luhet në fushën ekzistuese të Bushatit, ditën e shtunë, ora 14:00.

Ndërkohë, edhe ndeshjet e tjera gjatë muajit tetor si pritëse, Basania do t’i luajë në Bushat, në pritje të fillimit të punimet për ndërtimin e ministadiumit të ri të Bushatit, që pas proçesit të tenderimi që zgjat rreth një muaj, pritet të nisin në fillim të muajit nëntor.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img