Wednesday, November 19, 2025

Lajm i Trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 73 vjeçare ish volejbollisti shkodran Viktor Miraj

Lexo

- Reklamë -spot_img

Komuniteti i sportit dhe veçmas ai i volejbollit, mbrëmjen e së martës ka marrë një lajm shumë të hidhur. Është ndarë nga jeta në moshën 73 vjeçare ish volejbollisti i njohur shkodran Viktor Miraj. Lajmin e bën të ditur kunati i tij, ing. Kolë Pema, i cili njofton se Viktori ishte shumë aktiv në jetën e përditshme, madje periudhën e veres që lamë pas e shijoi shumë në plazhin e Velipojës, aty ku ishte sistemuar gjatë tre viteve të fundit që pas kthimit nga Amerika ku jetoi rreth 26 vite.

Sipas tij, pas një shqetësimi që ndjente gjatë muajit të fundit, mjekët e rekomanduan për një ndërhyrje kijurgjikale në një nga spitalet e Tiranës, ku nuk shkoi mirë, sepse brenda pak ditëve pati edhe tre ndërhyrje të tjera radhazi, të cilat nuk arritën të ndryshojnë situatën, derisa mbrëmjen e së martës së 18 nëntorit 2025 ndërroi jetë.

Humbja e jetës së Viktor Mirajt ka prekur rëndë familjen, bashkëshorten Esterin, motrën Flora dhe vëllain Nikolin Miraj, dhe padyshim edhe familjen e madhe sportive shkodrane dhe më gjërë.

Katër vite më parë, teksa përcillte për në banesën e fundit mikun dhe kolegun e tij të sportit Bato Lashovën, kujtonte vitet e bukura të sportit me të dhe në fund e mbyllte: “Unë i them Batos, lamtumirë, dhe tash po shifemi atje…”, intervistë të cilën Veriu Sport e risjell për ndjekësit e tij në kujtim të të dy figuarve sportive.

Në priznin sportiv, Viktor Miraj e nisi sportin e volejbollit që i ri nën drejtimin e trajnerit Tonin Bjanku, ndërkohë që më pas do të vijonte me trajnerët e tjerë me të rriturit, si Mark Grimci, Ali Bushati.

Si pjesë e brezit të ri, Viktori zëvendësoi brezin më të rritur me emra të tillë si Sandër Paloka, Viktor Jubani, Xhelal Haxhi, Bato Lashova etj, ndërkohë që karrieren e vazhdoi duke luajtur përkrah Irfan Boriçit, Xhino Mjedës, Adrian Shirokës, Fatmir Grudës, Mark Kroqit, Gjon Çobës, etj.

Portali Veriu Sport, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Miraj për humbjen njeriut të tyre të afërm, si dhe komunitetit të sportit për humbjen e kolegut të tyre në fushën e lojës.

Pushofsh në paqe Viktor Miraj! Me respekt dhe konsideratë edhe nga autori i shkrimit, i cili gjatë viteve të fundit të kthimit në Shqipëri patëm rastin të kalonim momente të këndshme në plazhin e Velipojës.

Për të gjithë ato që janë të interesuar për të nderuar figurën e Viktor Mirajt, familja njofton se ceremonia e përcjelljes për në banesen e fundit bëhet ditën e enjte, ora 13:00, tek lokali “Ornado 1”, pranë qëndrës së kolaudimit të automjeteve Shkodër. Ndërkohë, presin ngushëllime(pa shpërblime) ditën e premte dhe të dielën, po në këtë lokal, nga ora 08:00 deri në 12:00.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img