Tuesday, November 26, 2024

Lajm i trishtë nga Elbasani. Ndërron jetë ish sulmuesi i shquar Hekuran Jakupi

Lexo

Futbolli shqiptarë ditën e sotme është në zi. Kryesisht qyteti i Elbasanit është zgjuar sot me lajmin e trishtë.

Në moshën 58-vjeçare është ndarë nga jet ëish-sulmuesi i Elbasanit. Hekuran Jakupi ka mbyllur sytë përgjithmonë pas betejës së gjatë me një sëmundje të rëndë.

Prej disa kohësh, Jakupi vuante nga një sëmundje, ndaj së cilës nuk e fitoi dot betejën, siç kishte bërë gjithnjë në fushat e futbollit. Një ish-sulmues klasi dhe elegant, i cili e gdhendi emrin e tij me germa të arta në futbollin elbasanas dhe atë shqiptar.

Jakupi do të mbahet mend gjatë për vitet e tij që dha kontribut të shumtë te skuadra e Elbasanit, Tiranës, Teutës, Erzenit dhe Bylisit. Ndërkohë gjithashtu pasi u pensionua nga futbolli ai u përqendrua në përgatitjen e brezave të rinj,duke i ndihmuar fëmijët të ndjekin rrugën e këtij sporti.

Ngushëllimi i kreut të FSHF-së, Armand Duka

“Me hidhërim të madh mora lajmin e ndarjes nga jeta të Hekuran Jakupit, ish-sulmuesit që bëri mijëra tifozë të festonin golat e tij gjatë kohës që mbronte ngjyrat e skuadrave të ndryshme si Elbasani, Teuta, Tirana, Erzeni dhe Bylisi.

Futbolli shqiptar humbi një njeri pasionant gjatë kohës që luante në fushë. Me të njëjtin pasion ai vijoi të përkushtohej në botën e futbollit, duke punuar në përgatitjen e brezave të rinj si trajner.

Në emrin tim dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të Hekuranit. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img