Sunday, July 7, 2024

Lajm surprizë-AF Elbasani ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Dede

Lexo

“Politikat dhe strategjia e klubit nuk u gjendën në vija të përbashkëta”

AF Elbasani ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Nevil Dede. Njoftimi është dhënë nga klubi elbasanas me një njoftim në rrjetet sociale. Një rrufe në qiell të hapur, kur mendohej se Dede do të drejtonte skuadrën edhe në Superiore.

Njoftimi i klubit

AF Elbasani dëshiron të njoftojë të gjithë opinionin futbolldashës në Elbasan për ndërprerjen e bashkëpunimit mes klubit dhe trajnerit, Nevil Dede. Politikat dhe strategjia e klubit nuk u gjendën në vija të përbashkëta kooperimi me trajnerin dhe për rrjedhojë të dy palët dakordësuan ndërprerjen e kontratës së përbashkët.

AF Elbasani i përcjell falenderimet më të sinqerta trajnerit për të gjithë kontributin e dhënë sezonin e shkuar si trajner i skuadrës në përmbushjen e objektivave dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij!

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img