Monday, December 23, 2024

Lajmi i fundit-Adrian Beqiraj i kolegjumit të Tiranës, gjykon sot, Vllaznia-Laçi. Abissnet Superiore, ora 16:00 në “Loro Boriçi”

Lexo

Vllaznia-Laçi, sfida hapëse e javës së 18-të të kategorisë Abissnet Superiore, e cila luhet sot në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 16:00, do të gjykohet nga arbitri kryeqytetas, Adrian Beqiraj.

Krahas arbitrit kyesor Beqiraj, sektori i gjykimit pranë FSHF-së ka vendosur që në ndihmë të tij të jenë dy anësorët nga kolegjumi i Vlorës, Taulant Kasa dhe Maringlen Llukmani, dhe po nga Vlora do të jetë edhe arbitri i katërt, Ermis Çelaj.

Në sistemin VAR dhe AVAR, do të jenë tropojani Dorjan Maletaj dhe durrsaku Florjan Lata. Ndërkohë që delegat i FSHF-së është Andi Zëre dhe vëzhgues Kridens Meta, që të dy nga Tirana.

Trupa gjykuese e ndeshjes, Vllaznia-Laçi. Java e 18-të, Abissnet Superiore

Arbitër kryesor:Adrian Beqiraj(Tiranë)

Asistent 1:Taulant Kasa(Vlorë)

Asistent 2:Maringlen Llukmani(Vlorë)

Arbitër i 4:Ermis Çelaj(Vlorë)

Var:Dorjan Maletaj(Tropojë)

Avar:Florjan Lata(Durrës)

Delegat:Andi Zëre(Tiranë)

Vëzhgues:Kridens Meta(Tiranë)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img