Lajmi i fundit…. Adrian Beqiraj nga Tirana, gjykon sot duelin, Vllaznia-Laçi. Në VAR: Klodian Shahini(Durrës) dhe AVAR: Dorjan Maletaj(Tropojë)

Vllaznia-Laçi, ndeshja e javës së 36-të të Abissnet Superiore, takim që luhet pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 15:30 do të gjykohet nga arbitri i kolegjumit të Tiranës, Adrian Beqiraj.

Ndihmës të Beqirajt janë kolegët e tij, Rejdi Zajimi(Tiranë), Xhuljan Rroshi(Divjakë), dhe arbitër i katërt, Olsion Yzeiraj(Patos).

Sektori i gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ka caktuar në sistemin VAR durrsakun Klodian Shahini, ndërsa në AVAR, tropojanin Dorjan Maletaj.

Delegat i FSHF-së, është, Besnik Çela(Tiranë) dhe vëzhgues: Gjergji Selala(Laç)

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu