Sunday, December 7, 2025

Lajmi i Fundit…. Armando Cungu shumë pranë pankinës së Partizanit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Armando Cungu shumë pranë pankinës së Partizanit

 

Pas largimit për rezultate të dobëta të trajnerit të mëparshëm, Mlladen Milinkoviç, drejtuesit FK Partizani ia besuan drejtimin e skuadrës për periudhën në vazhdim trajnerit të Partizanit B, Oltijon Kërnaja.

Por, gjithësesi, në objektin e tyre është marrja e një trajneri me përvojë në mënyrë që të marrë përsipër rikthimin e Partizanit tek rezulttet pozitive. Dhe, mesa duket, shkodrani Armando Cungu, është emri i duhur për t’u vënë në krye të të kuqve.

Nga sa bëhet e ditur, Presidenti i të kuqve, Gaz Demi, gjatë dy ditëve të fundit ka patur takime të afërta pune me trajnerin shkodran, Armando Cungu, i cili më herët ka drejtuar Vllazninë, Laçin, Kukësin, ku me këtë të fundit ka arritur të kalojë katër ture në Europë, ndërkohë që ka drejtuar edhe Kombëtaren U19.

Madje, burime të afërta shtojnë se gjërat kanë avancuar dhe mes tyre është arritur akordi që Armandu Cungu të marrë drejtimin e Partizanit.

Lajmi në fjalë konfirmohet edhe nga PARTIZANI.NET, i cili ka përcjellë në mënyrë ekskluzive lajmin në fjalë.

EKSKLUZIVE/ ARMANDO CUNGU DREJT STOLIT TE KUQ

Partizani ka zgjedhur trajnerin e ri pas largimit te Mladen Milinkovic. Presidenti Demi eshte ne bisedime me teknikun Armando Cungu dhe ne ditet ne vazhdim pritet zyrtarizimi nga ana e klubit.

(Partizani.NET)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img