Sektori i gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit i ka besuar drejtimin e klasikes së futbollit shqiptar , Vllaznia-Tirana, arbitri ndërkombëtar, Kreshnik Cjapi.
Fieraku do të ketë si ndihmës, bashkëqytarin e tij Endri Mehmetar dhe lushnjarin Marjus Qose, ndërkohë që i katërt do të jetë një lushnjar tjetër, si Laver Alla.
Në sistemin VAR dhe AVAR janë caktuar, patosaraku Olsid Ferataj dhe lçjani Klodian Prenga. Ndërsa, delegate dhe vëzhgues të FSHF-së, janë: shijakasi Eraldi Shera dhe tiranasi Ervis Peza.
Vllaznia-Tirana
Arbitër kryesor: Kreshnik Cjapi(Fier)
Asistent 1: Marjus Qose(Lushnje)
Asistent 2: Endri Mehmetaj(Fier)
Arbitër i 4: Laver Alla(Lushnje)
Var: Olsid Ferataj(Patos)
Avar: Klodian Prenga(Laç)
Delegat: Eraldi Shera(Shijak)
Vëzhgues: Ervis Peza(Tiranë)
Fatos LAMAJ