Nga Turqia në “Loro Boriçi” për kryendeshjen e javës së katërt Vllaznia-Egnatia. Ndërkombëtari i FIFA-s Enea Jorgji nga Elbasani në rolin e kryesorit dhe dy ndihmësat e tij Denis Rexha nga Tirana dhe Ridiger Çokaj nga Lezha nga avioni drejt e në ndeshjen e nesërme për llogari të javës së katërt të “Abisnet Superiore”. Arbitër i katërt do të jetë Klodian Prenga nga qyteti i Laçit. Ndërsa në sistemin Var dhe Avar Emanuela Rusta nga Elbasani dhe Juxhin Xhaja nga Tirana. Delegat i këtij takimi do të jetë Eraldi Shera nga Shijaku ndërsa Vëzhgues është caktuar Prek Pjetrushi nga Lezha.
Mbrëmjen e djeshme u luajtën ndeshjet e Nations League dhe skuadra e arbitrave shqiptare nuk mund të mungonte. Në ndeshjen Turqi-Islandë ishin caktuar jo pak por 5 arbitra të Abisnet Superiore. Enea Jorgji kryesor,Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj asistent,s i dhe pa harruar Eldorjan Hamitin arbitër i katërt ishin pjesë e trupës gjykuese në këtë ndeshje. Gjithashtu si ndihmës në sistemin VAR ishte dhe Kreshnik Barjamaj.
Trupa gjykuese e ndeshjes, Vllaznia-Egnatia:
Arbitër kryesor:Enea Jorgji(Elbasan)
Asistent 1:Denis Rexha(Tiranë)
Asistent 2:Ridiger Çokaj(Lezhë)
Arbitër i 4:Klodian Prenga(Laç)
Var:Emanuela Rusta(Elbasan)
Avar:Juxhin Xhaja(Tiranë)
Delegat:Eraldi Shera(Shijak)
Vëzhgues:Prek Pjetrushi(Lezhë)
Fatos LAMAJ