Atleti i talentuar shkodran Franko Burraj, i shoqëruar nga trajneri i tij Bruno Rrotani si dhe Presidenti i Federatës Shqiptazre të Atletikës, Izmir Smajlaj, po përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Atletikës Indoor 2026, i cili po zhvillohet në Poloni.
Pak minuta më parë, është zhvilluar gara e vrapimit 400 metra ku konkuroi edhe atleti shkodran Franko Burraj, i cili dhuroi një paraqitje të jashtëzakonshme.
Me kohën 46.57 sekonda, ai vendosi rekord të ri kombëtar, duke shkruar një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e atletikës shqiptare.
Me këtë rezultat, Burraj është kualifikuar edhe në fazën gjysëm finale, ndërkohë që në orët e mbrëmjes, pritet të mësohet renditja përfundimtare e tij duke shpresuar të jetë mes më të mirëve të kësaj disipline.
Gaspër MARKU



