Friday, September 20, 2024

Lajmi i fundit…Merkato-Vllaznia basket meshkuj firmos me Robert Shestanin. Basketbollisti i njohur rikthehet në shtëpi. Skuadra e trajnerit Bekteshi po kompletohet në prag të nisjes së sezonit

Lexo

Ditët e para të shtatorit janë shoqëruar me lëvizje në kampin kuqeblu të basketbollit meshkuj. Vetëm një ditë më parë Vllaznia firmosi me dy basketbollistë amerikanë, Michael Lenoir dhe Michael Wright, ndërkohë që mëngjesi i sotem i 4 shtatorit është shoqëruar me një tjetër firmë.

Këtë radhë bëhet fjalë për një emër të spikatur të basketbollit shkodran dhe më gjërë, Robert Shestanin, djalin e ish basketbollistit të njohur të Vllaznisë, Marin Shestani. Falë përformancës së tij në fushën e lojës, Robert Shestani ka qënë i preferuar për skuadrat kryesuese të kampionatit, por edhe në kampionatin kosovar, ndërkohë që tashmë me insistimin e stafit të basket meshkuj, rikthehet në shtëpi me qëllimin e mirë të kontributit për skuadrën e qytetit të tij.

Bazuar në lëvizjet e fundit, tekniku Damian Bekteshi duket më i qetë, pasi skuadra e tij ka nisur të marrë formën e duhur, ndërkohë që sipas kolegut të tij Roni Gjeçaj që është edhe menaxheri i shoqatës së basketbollit Vllaznia, po punohet për plotësimin e skuadrës edhe me element të tjerë cilësor.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img