Saturday, November 23, 2024

Largim emocionues i Zogoviçit: Shkodra mbetet shtëpia ime e dytë!

Lexo

Një tjetër largim i papritur nga radhët e kuqebluve është konsideruar ai i malazezit, Bojan Zogoviç. Prania e tij në grupin stërvitor të Vllaznisë deri ditën e sotme që u muar vendimi, nuk e kishte vënë në dyshim aspak largimin e tij. Por duket, që ashtu si edhe me disa kolegë të tjerë të tij kuqeblu, moment që ndau bashkëpunimin ka qënë ai i diskutimit të ofertës për kontratën e re, e cila mesa duket nuk ka qënë në shifrat e preferuara të Zogoviçit.

Ndërkohë, një tjetër pistë që mund ta ketë shtyrë malazezin që të ndajë drejtimet me Vllazninë mund të ketë qënë edhe rivaliteti me portjerin shkodran Kristi Qarri. Për këtë të fundit, nisur edhe nga përformanca e mirë gjatë aktivizimit në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, drejtuesit së bashku me stafin teknik e shikonin atë në preferencën e portjerit të parë në këtë sezon.

Një gjë e tillë patjetër që duhet nuhatur nga malazezi, që krahas të tjerave, e kanë çuar në divorcin me Vllazninë. Megjithatë, nuk kërkon të mbajë mëri me klubin Vllaznia dhe shkodranët në tërësi, kur në postimin e tij emocionues, ndarjen e përcjellë me dashamirësi, por pa harruar se largohet kryelartë për kontributin dhe rezultatet e arritura me uniformën kuqeblu.

“Përshëndetje të gjithëve. Pas 3 sezonesh dhe 125 ndeshjesh dy trofe largohem nga KF Vllaznia. Faleminderit presidentit, njerëzve nga klubi, të gjithë trajnerëve dhe tifozëve për mbështetjen. Tre vite të mrekullueshme në të cilat rikthyem klubin në skenën evropiane dhe sollëm dy trofe. Shkodra mbetet shtëpia ime e dytë. Klubit i uroj gjitha te mirat dhe te arrij rezultate sa me te mira ne te ardhmen.”, shkruan Bojan Zogoviç në postimin e tij publikuar në profilin e tij të rrjetit social, FB.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img