Sunday, September 8, 2024

Largimi i Xhixhës tremb Tiranën, bardheblutë nisin përgatitjet për merkato

Lexo

Redon Xhixha padiksutim është një nga lojtarët më të rëndësishëm në formacionin e Tiranës. Sulmuesi kurbinas pas largimit të Taulant Seferit, është vendimtar në shënimet e golave duke ndëshkuar kundërshtarët.

Paraqitjet e mira të Xhixhës kanë nisur të trembin edhe drejtuesit, pasi sulmuesi mund të largohet në një kampionat tjetër, pasi interesimet nga skuadra të huaja nuk mungojnë. Për të mos u gjendur në vështirësi dhe të papërgatitur, bardheblutë kanë pikasur dy zëvendësues dhe janë pikërisht të dy njohës të mirë të kampionatit shqiptarë.

Bëhet fjalë për Kristan Abazaj, i cili lakohet shpesh në merkato për një kalim te kryeqytetasit, ndërsa emri i dytë që del në skenë është edhe Erald Çinari. Mbetet të presim hapjen zyrtarisht të merkatos së janarit për të mësuar se cila do të jetë lëvizja e bardhebluve për të siguruar golat.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img