Flamurtari nuk humbet kohë. Pas largimit të trajnerit Andrea Agostinelli, klubi vlonjat prezanton trajnerin e ri, që do të udhëheqë skuadrën kuqezi në këto javë të mbetura të kampionatit. Artim Polozhani është zyrtarisht trajner i Flamurtarit.
“Artim Polozhani është zyrtarisht trajner i Flamurtari Football Club.
Ne stafin teknik vazhdojnë Andi Ribaj dhe Lejdi Licaj ne detyrën e zv.trajnerit.
Gjithashtu ne stafin teknik vazhdojnë Luan Birce dhe Erion Dine ne detyrën e trajnerit të portierëve.
Mire se vini ne familjen kuqezi te Flamurtari F.C”, shkruhet në njoftimin e klubit vlonjat.