Friday, September 20, 2024

Liga e kampioneve U19-Bylisi debuton nesër në “Elbasan Arena” kundër “2 Korrtikut” U19. Mallakastriotët kërkojnë mbështetjen e tifozëve

Lexo

Pritjes po i vjen fundi. Bylisi, skuadra kampione e Shqipërisë për moshën Under 19, do të debutojë nesër në Ligën e Kampioneve për të rinj. Një derbi i pret mallakastriotët në debutimin e tyre në Europë, pasi përballë do të kenë kosovarët e 2 Korrikut.

Ndeshja do të luhet nesër në orën 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena” dhe klubi ballshiot i bën thirrje të gjithë tifozëve që të mbështesin skuadrën në këtë debutim historik.

“Kaq shumë vite pritje, po afrohet momenti historik! Le ta shkruajmë historinë dhe kjo ëndërr të zgjasë sa më shumë për të gjithë familjen tonë. Merr shallin, eja mbështet Bylisin”, shkruhet në njoftimin e klubit mallakastriot.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img