Wednesday, November 27, 2024

Liga e Kombeve, Kosova mund Irlandën e Veriut 3-2. Kryeministri Albin Kurti përshëndet fitoren: Nëse Kosova vazhdon të luajë kështu, do t’na duhet një stadium më i madh.

Lexo

Kosova ka shënuar  një fitore madhështore sonte ndaj Irlandës së Veriut me rezultatin 3:2. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kombeve ka dhuruar spektakël nga kombëtarja kosovare.

Përfaqësuesja e drejtuar nga Alain Giresse kaloi e para në avantazh me anë të një 11-metërshi të kthyer në gol nga Murriqi në minutën e 9-të, ndërsa 10 minuta më pas, Bytyqi shënoi edhe golin e dytë. Në fundin e pjesës së parë, Lavery ngushtoi diferencën. Megjithatë, Murriqi realizoi edhe golin e tretë për Kosovën me nisjen e pjesës së dytë, ndërsa goli i Ballard në fund të sfidës ishte vetëm për statistikë.

Me këtë fitore, Kosova tani shkon në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e dytë, tri më pak se Greqia që i prin grupit 2 në Ligën C, ndërsa të dielën ka një “finale” të vertetë ndaj Greqisë në transfertë, ku i duhget patjetër fitorja.

Pas ndeshjes, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nëse Kosova vazhdon të luajë kështu, do t’na duhet një stadium më i madh.“Mund të themi që përveq që s’kemi parë ndeshje kaq të bukur, nuk kemi shijuar as fitore kaq të këndshme. Nuk është i mjaftueshëm kapaciteti i stadiumit. Nëse vazhdojnë kështu të luajnë na duhet një stadium më i madh. Loja e sotme ka treguar që Kosova ka ekip të jashtëzakonshëm, i cili nuk do të kenaqet me pjesëmarrje, por me suksese më të mëdha”, u shpreh në një prononcim të dhënë në Klan Kosova, kryeministri Kurti.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img