Thursday, September 19, 2024

Liga e Kombeve, nis dueli Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë me objektiv fitoren tre pikëshe

Lexo

Nis në stadiumin “Epet Arena” të Çekisë, sfida Ukrainë-Shqipëri, e vlefshme për igën e Kombeve. Edhe pse përballë kanë një kundërshtar shumë të vështirë siç është Ukraina që u shfaq agresive në Kampionatin Europian, kuqezinjtë synojnë fitoren. Një fitore që në fakt nuk është arritur nga Shqipëria në asnjë nga përballjet e mëparshme ndaj ukrainasve.

Ndaj, sonte në këtë përballje të parë për kompeticionin e Ligës së Kombeve pritet të vijë fitorja e parë për kuqezinjtë tanë.

Shkodrani Elsejed Hysaj, i cili në këtë ndeshje ka shiritin e kapitenit të skuadrës, në formacionin e parë ka edhe dy shkodranët e tjerta, Kumbulla dhe Mitaj,, të cilët pritet të jenë edhe boshti i fitores përkabbë Ukrainës.

Formacionet e skuadrave:

UKRAINA: Trubin, Kabaiev, Matviyenko, Zabarnyi, Brazhko, Sudakov, Shaparenko, Konoplia, Tsygankov, Mykolenko, Yaremchuk.

SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Kumbulla, Ismajli, Hysaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img