Liga Unike Basket Meshkuj- Sigal Prishtina-Vllaznimi në finale. Besëlidhja-Golden Eagle Ylli, për vend të 3-4

Liga Unike për meshkuj ka mbërritur tashmë në stacionin e fundit , Final Four që po zhvillohet në Prishtinë. Në gjysmëfinalen e parë Vllaznimi i Gjakovës ka mundur Golden Eagle Ylli 76-75, ndërsa mbrëmja iu rezervua çiftit Prishtina-Besëlidhja.

Ndeshja nisi me një avantazh të Besëlidhjes 9-12 dhe dukej se ishte në formë të mirë, sidomos me gjuajtjet nga jashtë zone ku spikati Garrick që në fillim me 2 trepikësha. Me tej minutat kalonin dhe Prishtina u fut në lojë duke e përmbysur rezultatin dhe duke e mbyllur periodën e parë 27-18.

Në periodën e dytë  Besëlidhja ka nevojë që të ulë lojtarët e formacionit pasi 2 prej tyre vijnë nga dëmtimet Hamati dhe Ëeeks. Por ky rotacion nuk i ndihmon pasi Prishtina arrin deri në 18 pikë avantazh dhe shënon 50 pikë në 20 minuta.

Perioda e tretë nis ndryshe, Besëlidhja e detyron Prishtinën të mos shënojë në 3 minutat e para dhe krijon një avantazh të pjesshëm duke e ulur diferencën deri në 9 pikë. Luan mire skuadra lezhjane në mbrotje dhe si grup shkëlqen në sulm Garrick, Hamati dhe Bernard.

Perioda e katërt nis me një shpresë përmbysjeje për Besëlidhjen dhe në fakt menjëherë shënohen 6 pikë radhazi dhe gjithçka është në diskutim. Me koshat e Garrick që në fund do ta mbyllë me 24 pikë si dhe Hysa e Bernard arrijnë të kalojnë në avantazh 58-60 më pas sërish në avantazh me trepikëshin e Garrick 60-63. Për Prishtinën është Lekndreaj që shënon koshin e barazimit 63-63 e më tej loja ndryshon.

Prishtina në 4 minutat e fundit ashpërson mbrotjen dhe për Besëlidhjen nisin gabimet në pasim e gjuajtje. Avantazhi është çështje minutash që të kalojë në mbi 10 pikë dhe vendasit sigurojnë fitoren 81-67. Sigal Prishtina kualifikohet në finale ku do të përballet me Vllaznimin, ndërsa Besëlidhja do të luajë për vend të 3 dhe 4 me Golden Eagle Ylli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu