Vllaznia-Tirana 87-68 (30:19, 20:17, 20:21, 17:11)
Pas një luhatje në lojën e saj, shoqëruar edhe me rezultate negative, Vllaznia e koshit për meshkuj është rikthyer në ditët e saj të mira. Dëshmi e saj janë dy ndeshjet e fundit, ndaj Dinamos në kryeqytet për Superligën shqiptare dhe ndaj Tiranës për Ligën Unike, në të cilat skuadra kuqeblu paraqiti vlera në fushën e lojës.
Kjo e dyta e luajtur mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për llogari të xhiros së tretë të Ligës Unike, kishte një dominim total të Vllaznisë, e cila shpërtheu që në periodën e parë duke e fituar atë me shifrat 30 me 19. Dominimi kuqeblu vijoi edhe në periodën e dytë, e cila përsëri fitohet nga Vllaznia me shifrat 20-17 duke bërë që në pjesen e parë rezultati të ishte 50 me 36 në favor të kuqebluve, avantazh ky që me të drejtë merr duatrokitjet e tifozërisë shkodrane. Pjesa e dytë, siç ka ndodhur rëndom gjatë këtij sezoni sportiv evidenton një Vllazni në rënie, aq sa nga 14 pikë diferëncë, e lejon kundërshtarin të shënojë disa pikë radhazi duke shkuar deri aty sa diferenca të jetë me vetëm një pike në favor të saj.
Dhe, kjo ndodhë në vetëm pak minuta të para të periodës së tretë, kur miqtë nga Tirana shënojnë radhazi 15 pikë ndaj vetëm 1 të Vllaznisë duke bërë që rezultati të jetë 52-51 për Vllazninë.
Atëherë kur u mendua se bardheblutë do të merrnin kryesimin e pikëzimit, ndërhyrja e trajnerit Milatoviç bën që kuqeblutë të rikthehen në lojën e tyre më të mirë, ku ndonëse miqtë e fitojnë periodën e tretë 20-21, Vllaznia është në udhëheqje të rezultatit të përgjithshëm 70-57.
Tashmë, Vllaznia nuk lëshon më, duke luajtur më mirë se kundërshtari, fiton periodën e katërt 17-11dhe të gjithë ndeshjen me shifrat 87 me 68. Një fitore kjo e merituar e kuqebluve, në radhët e të cilëve, spikatjen më të madhe e bëri Stove me shënimin e 26 pikëve, ndërkohë që kampim bardheblu, më i miri ishte Endrit Hysenagolli me 21 pikë.