Një lojë e dobët, e nivelit nënmesatar ishte ajo që prodhuan dy skuadrat, Kukësi pritës dhe Vllaznia udhëtuese. Sfida që ka filluar që në orën 16:45 në stadiumin “Elbasan Arena” të Elbasanit ishte larg pritshmërisë që këto skuadra kanë dhënë në përballjet e mëparshme.
Nga i gjithë 45 minutëshi duhen veçuar vetëm dy raste, nga një në secilën portë, por që asnjëri prej tyre nuk shkoi në rrjetë.
Për t’u theksuar ishte një episod i regjistruar në pjesën e parë që në fakt i përket organizimit të ndeshjes, ku si shkak i shkëputjes së energji elektrike, ndeshja u ndërpre për mbi tre minuta për të rifilluar përsëri pas riparimit të defektit.
Për ekipin kuksian, gjatë pjesës së parë kishte një ndërrim të detyruar ku për shkak të dëmtimit të Lulajt, trajneri Logo, hodhi në fushën e lojës Bytyqin.