Thursday, September 19, 2024

Lojë, raste dhe gol, Armando Broja i kënaqur pas ndeshjes me Lihtenshtejnin: Jam gati të jap maksimumin për ekipin kombëtar!

Lexo

“E njohim shumë mirë njëri tjetrin, trajneri na ka bashkuar si ekip, rrimë të gjithë bashkë edhe jashtë stërvitjes”

“Klubi? Gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç do ti. Zgjedhjet i bën trajneri. Ai e ka në dorë. Por kur vij këtu është një tjetër emocion, është bukur kur bashkohem me çunat”, kështu është shprehur sulmuesi, Armando Broja pas ndeshjes së fituar 3-0 përballë Lihtenshtejnit ku ai shënoi golin e parë.

“Këtu mund të luaj futboll ashtu siç dua unë, futboll të bukur. Jam gjithmonë gati, jap maksimumin, jam këtu për të ndihmuar ekipin, me gola dhe asistime, sepse kjo është detyra e një sulmuesi”.

“Kam 2 vite jashtë Kombëtares për shkak dëmtimi, por e njohim shumë mirë njëri-tjetrin, trajneri na ka bashkuar si ekip, rrimë të gjithë bashkë edhe jashtë stërvitjes. Kemi punuar shumë, jemi përgatitur mirë”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img