Volej Femra: Tirana-Vllaznia, 3-0(25-10, 25-11, 25-12
Volej meshkuj: Tirana-Vllaznia 3-0( 25-17 25-17 25-19)
Basket Femra: Partizani-Vllaznia 79-63
Basket Meshkuj: Apolonia-Vllaznia 90-82
Një javë “Jo” është konsideruar kjo që lamë pas për ekipet e Vllaznisë në kampionatet kombëtare të Lojrave me Dorë. Themi, kështu, pasi të katër ekipet kuqeblu, volejboll femra dhe meshkuj, si dhe basketboll, femra dhe meshkuj janë mundur nga kundërshtarët e tyre.
Dy ekipet e volejbollit kanë qënë mysafir në kryeqytet duke u përballur, respektivisht me e kipet e Tiranës.
Femrat e drejtuara nga trajneri Dorjan Tafa janë mundur me rezultatin e pastër, 3 me 0. Madje, referuar shifrave të seteve, 25-10 i pari, 25-11 i dyti dhe 25-12 i treti, duket qartë se dominimi i i skuadrës bardheblu ka qënë i dukshëm. Në pesë janë kampionat, Vllaznia e femra ka regjiruar vetëm një fitore në transfertë me Korabin, ndërkohë që ndeshjet e tjera i ka humbur.
Me interes pritej, ballafaqimi i volejbollit meshkuj, Tirana-Vllaznia, me kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja që vinin në këtë ndeshje me të gjitha fitore. Por, transferta e kryeqytetit e ndalur ecurinë pozitive të kuqebluve të rrjetës, të cilët kanë pësuar humbjen e parë me rezultatin 3-0. Në dy setet e parë, kuqeblutë nuk shkuan më shumë se pika e 17-të, ndërkohë që në të tretin 19-të.
Me humbje, i kanë mbyllur ndeshjet e tyre edhe dy ekipet e basketbollit. Femra e drejtuara nga trajnerja Medina Mustafa, kanë luajtur në transfertë dhe janë mundur nga Partizani me rezultatin 79-63, ndeshje kjo e vlefshme për javën e parë të kampionatit të femrave.
Ndërkohë, edhe pse gjatë pjesës së parë ishin në kryesim të rezultatit, Vllaznia e basketit për meshkuj përbysest nga Apolonia vendase, e cila e fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin 90-82. Ndeshje, kjo e vlefshme për javën e dytë të Superligës së basketit për meshkuj, ndërkohë që në javën e parë, kuqeblutë kishin mundur në shtëpi Flamurtarin, 99-70.



