Organizatorët druhen se uji i reshjeve do të derdhë në Senë ujërat e ndotura
Organizatorët e Lojërave Olimpike janë të shqetësuar nga mundësia e reshjeve të shiut në Paris të premten. Uji i shiut mund të shkaktojë derdhjen e ujërave të ndotura në lumin Senë ku do të ketë aktivitete olimpike.
Buletini meteorologjik parashikon shi të premten në Paris dhe për organizatorët e Lojërave Olimpike ky mund të jetë problem. Jo sepse shiu mund të shuajë flakën olimike gjatë ceremonisë së hapjes, siç ka ndodhur në Montreal më 1976, ku u rindez me cigare, por sepse uji i shiut derdh në lumin Senë ujërat e ndotura.
Nivelet e baktereve të E Colit në Senë janë nën monitorimin e vazhdueshëm të organizatorëve të stresuar dhe shkencëtarëve të rraskapitur dhe gjatë javëve të fundit nivelet kanë qenë në limitin e higjiensë.
Në lumë do të ketë evente noti dhe aty do të zhvillohet gara e triatlonit javën e ardhshme, por shirat e shumta mund të bëjnë që niveli i bakterieve të shkojë në shifrat e ndaluara, ashtu siç kanë qenë për pjesën më të madhe të vitit. Jo më kot kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, e shtyu sa mundi deri javën e kaluar notimin në Senë.
Midis organizatorëve ekziston besimi se thatësira e korrikut ka bërë mjaftueshëm për të ulur nivelet e ndotjes sa për të shmangur opsionin drastik të anulimit të notit dhe shndërrimin e triatlonit në duatlon.