Thursday, November 21, 2024

Lojrat Olimpike “Paris 2024”-Loriana Kuka mbyll karrierën e suksesshme në xhudo

Lexo

Sportistja kosovare Loriana Kuka ka vendosur të tërhiqet nga xhudo. Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës me një postim në rrjetin e tyre sociale.

Kuka ditën e sotme garoi në Lojërat Olimpike, Paris 2024 dhe për fatin e saj të keq, nuk ai doli të kualifikohej ndaj ukrainases, Yelyzaveta Lytvynenko. Kuka mbyll kështu një karrierë mjaft të suksesshme në xhudo.

Gjatë karrierës së saj, 27-vjeçarja ka fituar medalje të bronzta në Kampionatin Botëror, dy medalje në Kampionate Evropiane, një në Lojërave Evropiane, dhe një të artë dhe një të argjendtë në Lojërat Mesdhetare. Loriana gjithashtu ka fituar edhe shumë gara Grand Slam, ndërsa ishte e kualifikuar dy herë edhe për Lojërat Olimpike, por fatkeqësisht pa arritur të merrte medalje.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img