Thursday, November 21, 2024

Lojrat Olimpike ‘Paris 2024”-Maratona e meshkujve me finish epik, Tola merr të artë me rekord olimpik, dorëzohet Kipchoge

Lexo

Tamirat Tola i Etiopisë merr medalje të artë në rrugët e Parisit pasi përshkroi 42.195 km me kohën 2:06:26. 32-vjeçari ishte protagonist absolut i një gare fantastike, e cila u zhvilluar me një terren të vështirë pasi në kilometrin e 28-të maratonomakëve u duhej që të bënin llogaritë me një malore me një diznivel rreth 13%.

Tola arriti që të mbante një ritëm të mirë gjatë të gjithë garës por në metrat e fundit iu desh që të luftonte fort për të artën me belgun Bashir Abdi, i cili kaloi finishin me kohën 2:06:47. Në vendin e tretë, medalja e bronztë i shkoi Kenias me Benson Kipruto, i cili përshkroi distancën e me kohën 2:07:00.

Gara ishte mjaft e vështirë për dy herë kampionin olimpik të maratonës Eliud Kipchoge, i cili u dorëzua dhe hoqi dorë nga ëndrra për të bërë “tris” të artash në olimpiada.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img