Lojrat Olimpike “Paris 2024” do të mbahen mend gjatë për tenistin serb, Novak Djokoviç. Karrieres së tij të pasur sportive i mungonte e arta në një event të tillë, gjë të cilën e bëri realitet.
Djokoviç, mposhti Carlos Alcaraz, 2-0 me sete (7-6 7-6), në një ndeshje plot emocione duke e përfunduar ndeshjen me lot. Pas të artës së Djokoviç, Carlos Alcaraz italiani Lorenzo Musetti, u nderuan me medaljet e argjendë dhe të bronztë..
Suksesin e kësaj medalje të artë Novak Djokoviç e ndau gjatë ceremonisë së mbylljes me publikun duke e falenderuar për mbështetjen, ndërkohë që emocionuese ishte edhe përqafimi në tribune me gruan e tij Jelena dhe fëmijët e tij, Stefan dhe Tara, të cilët patën fatin ta shijojnë këtë suksese live në Paris.