Friday, September 20, 2024

Lojtari i ndeshjes Kukësi-Teuta, Hebaj: Ja si e studiuam kundërshtarin

Lexo

Lojtari i ndeshjes Kukësi-Teuta, që u mbyll me barazimin 1-1, Rubin Hebaj theksoi se kjo ndeshje ishte më e mira e javëve të fundit për skuadrën e tyre.

Duke folur në emisionin “Gol pas Goli” ai u shpreh se edhe veten e sheh më mirë me kalimin e javëve, pasi tashmë ka pasur minutazh për marrë formën, megjithatë theksoi se i duhet ende punë që të jetë aty ku duhet.

Ai nuk la pa përmendur se e kishin studiuar mirë kundërshtarin dhe se e dinte se si duhej të realizonte.

Barazimi: Çdo njeri kur gabon ka dëshirën për t’u përmirësuar edhe unë kam gabuar më përpara, kam tentuar në stërvitje të përmirësoj gabimet. Shpresoj të vazhdojmë kështu me rezultatet dhe të bëjmë mirë edhe në ndeshjet e tjera, ta kontrollojmë ne lojën, jo të presim çfarë do dalë nga kundërshtari.”

Goli: “E kishim praktikuar që Kukësi do e mbante topin, që do i gjenim hapësirat për të gjetur golin, pasi Kukësi është skuadër që e mban topin. Si unë si Lorenco Vila jemi të gjatë dhe ia dalim t’i gjejmë hapësirat. Jam i kënaqur me golin, shpresoj të vazhdoj kështu.”

Mungesa e shpejtësisë: “Faleminderit, kjo besoj se vjen nga mungesa e minutazhit që kam pasur më parë, por shpresoj të përmirësohem.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img