Mbrojtësi i Dinamos, Faton Neziri ishte një nga më të mirët në fushë kundër Flamurtarit. Pas sfidës ai tha se e ka marrë veten për shkak të besimit që i është dhënë nga trajneri Ilir Daja.
“Është një emocion shumë i mirë dhe shpresoj të vazhdojmë, kështu i arritëm 3 pikët që janë të rëndësishme edhe pse ishte një terren i rënduar. Në fillim e kam pasur të vështirë se taktikën që e kërkon trajneri është pak e vështirë sepse nuk kam shumë përvojë, por duke e dëgjuar trajnerin i cili më ka ndihmuar shumë, tani e kam marrë veten mirë, shpresoj të vazhdoj kështu çdo lojë.
Mendoj se do tja shpërblej besimin që më ka dhënë trajneri se më ka dhënë besim që të vazhdoj kështu në çdo ndeshje”, përfundoi Neziri për RTSH Sport.



