Sunday, November 24, 2024

Lorenc Jemini goli I Vllaznisë i rregullt, Redi Jupi: E kapi me të dy duart, më vjen çudi me ju…

Lexo

Në ndeshjen mes Laçit dhe Vllaznisë ka pasur një moment që shkaktoi shumë polemika. Bëhet fjalë për golin e anuluar të sulmuesit shkodran, teksa u akordua faull në favor të kurbinasve. Pikërisht për momentin kur Da Silva ka prekur topin me dorë, megjithëse pamjet e shfaqura nuk janë më të mirat e mundshme për ta dëshmuar.

Në Procesi Sportiv, Jemini është shprehur se Da Silva nuk e ka kapur topin me dorë. Më tej ai shton se edhe nëse do e ketë kapur topin me dorë, është e pavullnetshme dhe duhet të lejohej. “Për mua është gabim i VAR që thërret arbitrin, se arbitri e pa dinamikën dhe e la gol. Nuk e ka prekur topin me dorë. Edhe nëse do e kishte prekur, atëherë është e pavullnetshme”, tha Jemini.

Nga ana tjetër, Redi Jupi e sheh ndryshe: “Për mua është faull. Më vjen çudi me ju që e logjikoni në këtë mënyrë. Edhe unë duke parë ndeshjen bëhem tifoz me Vllazninë në atë rast. Por lojtari e kap topin me dy duart dhe i jep avantazh vetes. Pra nëse nuk do të kishte përdorur duart Da Silva nuk e fitonte dot duelin aty”, tha Jupi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img