Skënderbeu u shpall kampion për këtë sezon në Kategorinë e Parë, por lufta për të qëndruar në këtë kategori vazhdon akoma. Do të luhen ndeshjet play-out, me dy skuadra që i përkasin Kategorisë së Parë, të cilat do të duhet të ruajnë vendin e tyre në sfidat përballë ekipeve të Kategorisë së Dytë.
“Fituesja e “play off”-it të Grupit A të Kategorisë së Dytë do të zhvillojë një ndeshje finale me vendin e 9-të të Kategorisë së Parë. Ndërsa fituesja e ndeshjes “play off” të Grupit B, do të luajë kundër vendit të 10-të të Kategorisë së Parë. Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në një stadium të përcaktuar nga FSHF-ja”, shkruhet në rregulloren e aktivitetit.
Sipas renditjes pas ndeshjeve të sotme, Lushnja e cila mban vendin e 9 në Kategorinë e Parë, do të luajë ndeshjen e saj play-out kundër Valbonës. Ndërsa në ndeshjen tjetër, do të jetë Burreli i vendit të 10, i cili do të luajë kundër Pogradecit.