Sunday, August 17, 2025

Luftëtari shkërmoq Butrintin në miqësore, Stërling dhuron show

Lexo

Luftëtari-Butrinti 6-1

Golat:Mërkuri 40,Stërling 48,53,68,Th.Puci 62,Bashari  74/F.Çulli 57

Luftëtari:Moreno,Zaimi,Salla,B.Çulli,Tuni,Isteri,Solomon,Ramadani,Zani,Mërkuri,Diamanti Trajner: Besmir Shabani. Në stol:Frashëri,Tabaku,Nika,S.Puci,Th.Puci,Stërling,Mukoj,Bashari,Çelkupa

Butrinti:Mamadov,Pius,Basha,S.Çulli,Malaj,Franklin,Silva,Kamilo,Nikolla,Kolonja,Lala Trajner: Artan Meçani. Në stol:Selmani,Shehu,Palasio,Eduard,Muço,Izet,F.Çulli,Meta,Dhimitri

Një ndeshje me dy fytyra ishte miqësorja e zhvilluar në stadiumin “Gjirokastra” në derbin mes Luftëtarit dhe Butrintit,një pjesë e parë totalisht në hije ku diferenca ishte vetëm goli i shënuar nga sulmuesi Mario Mërkuri për ekipin e Luftëtarit.

Të dyja skuadrat e nisin në mënyrë të qetë ndeshjen pa shqetësime në portat respektive ndërsa me kalimin e minutave do të vinin edhe tentativat e para. Franklin dhe Kolonja për Butrintin mundohen për të vënë në vështirësi portën e Luftëtarit por nuk ja dalin ndërsa në krahun e Luftëtarit Diamanti,Mërkuri dhe Zani mundohen të gjejnë hapësira në mbrojtjen e Butrintit por goli duket larg.

Kur mendohej se pjesa e parë do të mbyllej me rrjeta të paprekura është sulmuesi Mario Mërkuri i cili pas një aksioni në krahun e djathtë bën gjithçka mirë brenda zonës duke gjetur golin e avantazhit.

Me rezultatin 1-0 mbyllet pjesa e parë për ekipin e Luftëtarit. Pjesa e dytë flet totalisht për Luftëtarin ku futbollisti i futur nga stoli Stërling dhuron spektakël duke shënuar tre gola në minutat 48,53,68 ndërsa dy golat e tjerë mbajnë firmat e Basharit në minutën e 62-të dhe mesfushorit Th.Puci në minutën e 74-të të cilët do zhvlerësonin ngushtimin e shifrave nga Fabricio Çulli në minutën e 57-të për Butrintin. Tek Butrinti ajo që ra në sy gjatë pjesës së dytë ishin inkursionet e Franklin dhe lëvizshmëria e mesfushorit Silva Zhunior,por pa ja dal të ndalin sulmet e njëpasnjëshme të skuadrës së Luftëtarit që fiton me shifrat 6-1 përballë Butrintit.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img