Tuesday, July 15, 2025

Luksemburgu, fitues i Euro Basket U-16. Shqipëria renditet e katërta, Andreas Bokaj, në pesëshen më të mirë të Europianit

Lexo

I nisur me datë 5 korrik, Kampionati Evropian U16 për Djem – Divizioni C, pas 9 ditësh me ndeshje të forta të zhvilluara në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës, i cili për herë të parë mirëpriti një event të tillë ndërkombëtar basketbolli, është mbyllur me sukses mbrëmjen e së dielës, teksa është luajtur finalja për titullin kampion në mes, Luksemburgut dhe Andorës.

Një finale kjo emocionuese, e cila në përfundim ka nxjerr fitues ekipin e Luksemburgut, duke merituar kështu trofeun e titullit Kampion Europe për vitin 2025.

Sa i përket ekipit shqiptar, i cili në turin e parë të ndeshjeve në grup, e nisi mjaft mirë ku me paraqitjen dinjitoze realizoi dy fitore të rëndësishme duke mundur fillimisht Maltën dhe më pas Moldavinë, ishte shumë pranë zonës së medalje, teksa luajti në gjysmëfinale përballë një kundërshtari të fortë si Luksemburgu. Kuqezinjtë  nuk ia dolën të sigurojë finalen pas humbjes me rezultatin 108-69. Ndërkohë që më pas Luksemburu do të shpallej Kampion Europe, për Shqipërinë kishte edhe shans tjetër për të marrë medaljen e bronztë.

Mbrëmjen e djeshme, përpara finales Luksemburg-Andora, Shqipëria u përball me Armeninë. Në fakt kuqezinjtë e kanë nisur mirë, ndërsa kanë kryesuar 15-17. Një trepikësh i Agabekian e kalon Armeninë për herë të parë në avantazh 18-17. 18-19, 20-19, 20-21 dhe përfundimisht perioda e parë 23-21 për Armeninë. E dyta i vë vulën suksesit të Armenisë, që ka thelluar në 55-29. Dy periodat e dyta janë për Armeninë, që në fund ka fiksuar shifrat 118-76.

Në këtë mënyrë, Shqipëria e moshës deri në 16 vjeç e ka mbyllur në vendin e katërt me dy fitore dhe tre humbje e përsëri do të luajë në Divizionin C, ndërkohë që  Armenia u rendit në vendin e tretë.

Për t’u theksuar është se në këtë Europian, pjesë e ekipin kombëtar të Shqipërisë U16 ishte edhe basketbollisti i Vllaznisë, Jordi Preka, ndërkohë që titullari kuqezi, Andreas Bokaj u rendit në pesëshen më të mirë të Europianit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img