Monday, August 18, 2025

Lushnja bindëse në miqësore, mposht 4-1 Bylisin

Lexo

Lushnja-Bylis 4-1

Golat:Ribaudo 28,Kaçanolli 45,Olola 83,Arapi 90/Mustafa 16

Lushnja:Haremi,Magani,Korreshi,Goxhaj,Allmuça,Uesli,Deliaj,Meta,Zaganjori, Ribaudo,Kaçanolli (U aktivizuan:Hoxha,Lamçe,Arapi,Basha,Fejzo,Bali,Olola). Trajner:Erion Xhafa

Bylis:Beqaj,Skënderaj,Ofori, Kane,Hodo,Gjuzi,Akibu,Kita,Buraneli,Mustafa,Mamadu. (U aktivizuan:Hebeja,Jahaj). Trajner:Arben Ahmetaj

Gjyqtarë: Olti Çela, Maldin Sina, Dionis Mile

Në një miqësore mjaftë interesante është zhvilluar die në stadiumin “Roza Haxhiu” aty ku Lushnja arriti një fitore të pastër 4-1 ndaj Bylisit,duke dhënë sinjale pozitive për gjendjen e skuadrës në këtë fazë përgatitore.

Takimi nisi me ritme të larta dhe miqtë nga Ballshi befasuan duke kaluar në avantazh që në minutat e para. Megjithatë reagimi i lushnjarëve ishte i menjëhershëm pasi Ribaudo riktheu baraspeshën duke shënuar golin e barazimit. Loja vijoi e fortë dhe me raste nga të dyja palët,por ishte Kaçanolli ai që përfitoi duke çuar Lushnjën në avantazh 2-1,rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë Bylis u hodh i tëri në sulm në kërkim të golit të barazimit,por pa sukses. Në një kundërsulm të shpejtë,sulmuesi Olola realizoi një gol spektakolar për vendasit,duke e çuar rezultatin në 3-1. Vetëm pak minuta më pas,mesfushori Arapi vulosi ndeshjen me golin e katërt për Lushnjën.

Pjesa e mbetur e lojës nuk solli më ndryshim rezultati dhe sfida u mbyll me shifrat 4-1 për verdhejeshilët,të cilët treguan efikasitet në sulm dhe siguri në prapavijë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img