Monday, December 8, 2025

Lushnja kthehet tek fitorja, mund në transfertë Luftëtarin 1-2. (Kategoria e Parë-java e 15-të)

Lexo

- Reklamë -spot_img

Luftëtari-Lushnja 1-2(Shënues: Kalonji Stërling 71’/Salvatore Ribaudo 18’, Marjus Korreshi 29’)

Luftëtari:Mamadov,Zaimi,Isteri(Mërkuri 73),Diamanti,S.Puci(Solomon 63),Cereni(Ziaj 63),Tuni,Ramadani(Bashari 54),Stërling,Lala,Zani Trajner:Bledar Devolli

Lushnja:Haremi,Hida,Deliaj(Deliaj 34),Korreshi,Kaçanolli,Canka,Uesli(Kuasi 34),Ribaudo(Olola 74),Kamisoko(Zaganjori 74),Ntepe(Magani 74),Meta Trajner:Ditmar Bicaj

Gjyqtarë:Klodian Shahini,Rexhino Mersinasi(Durrës),Bariokels Hamzaj(Korçë),Erald Demiraj(Pogradec) Delegat:Dritan Kadia(Tiranë) Vëzhgues:Besnik Meçe(Delvinë)

Lushnja fiton në Gjirokastër përballë Luftëtarit mjaftojnë 45 minuta për të vendosur fatin e ndeshjes.

Luftëtari pësoi die humbjen e tretë radhazi,kësaj radhe është Lushnja ajo që e mund në stadiumin “Gjirokastra”.

Në përballjen me ditës së djeshme në fushën e vet,ekipi i Luftëtarit humbi me rezultatin 1-2.

Është Luftëtari që hidhet i pari në sulm për të gjetur golin e parë,dhe është mbrojtësi Zaimi i cili fillimisht gjuan fortë por topi shkon mbi traversë,ndërsa në momentin e dytë është Zani që depërton nga e djathta por në fund bllokohet nga mbrojtja e Lushnjes.

Goli i parë do të vinte pas një aksioni nga mesfusha ku topi shkon në këmbët e mesfushorit italian Ribaudo që gjuan saktë duke mposhtur portierin Mamadov në minutën e 18-të.

Luftëtari u mundua të reagoj menjëher dhe sulmuesi Diamanti gjuan prirtazi me portën por mbrojtësi Korreshi largon rrezikun mbi vijën fatale të portës.

Goli i dytë i ndeshjes do të vinte pas një goditje dënimi në minutën e 29-të. Ribaudo harkon në zonë dhe atje mbrojtësi Korreshi kërcen mbi të gjithë duke mposhtur për herë të dytë portierin Mamadov të Luftëtarit.

Pjesa e parë mbyllet me shifrat 0-2 me Lushnjen që shfrytëzoi ato momente të rrezikshme në zonën e Luftëtarit,ndërsa Luftëtari krijon shumë por i mungon finalizimi para porte.

Pjesa e dytë nis me skuadrën e Luftëtarit në sulm dhe sërish Zani nga e majta bën gjithçka mirë por në fund goditja e tij është e gabuar.

Loja bëhet mjaftë interesante nga të dyja skuadrat me kalimin e minutave por finalizimi ju mungon.

Për Luftëtarin ngushtoi diferencën në minutën e 71-të sulmuesi Stërling,i cili këtë herë nuk gabon pas një aksioni të shpejtë.

Insistimi i të dyja skuadrave është i lartë në minutat e fundit por gjithë ndeshja mbyllet me shifrat 1-2 për Lushnjen që me këtë fitore kalon Besën në renditje ndërsa për Luftëtarin duket se do të ketë shumë punë për të bërë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img