Monday, October 21, 2024

Maratona e Tiranës-Luiza Gega fantastike! Mbajti premtimin, medalje e artë dhe rekord kombëtar në disiplinën 42 km

Lexo

Luiza Gega ka përmbushur synimin e saj duke u renditur e para mes garusve dhe garueseve kuqezi në disiplinën e 42 km. Atletja ka vendosur rekord kombëtar në “Tirana Marathon 2024” pasi përshkroi distancën për 2 orë 34 minuta e 06 sekonda.

Ajo shprehu emocionet e saj pas përfundimit të garës, duke theksuar se ishte një sfidë e dyfishtë për të, pasi gjatë dy ditëve të fundit kishte kaluar një grip të fortë.

“Kam nisur me frikë, sepse nuk e dija se sa do të arrija të mbaja. Kur vijnë kilometrat e fundit, trupi pëson një shok. Të vraposh në Tiranë është një kënaqësi më vete. Njerëzit që të urojnë rrugës dhe bëjnë tifo për ty, të japin një forcë që ti nuk mendon se e ke”, tha Gega.

Sa i përket podit, ishte i gjithi për atletët nga Kenia. Cosmas Kigen mbylli garën me kohën 2 orë 20 minuta dhe 18 sekonda. Më kohën 2 orë 22 minuta dhe 57 sekonda e përfundoi garën Laban Cheruiyot ndërsa në vendin e tretë u rendit Bethëel Kiprono Chemëeno (2 orë 23 minuta dhe 08 sekonda).

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img