Friday, September 5, 2025

Mario Dajsinani – nga Egnatia drejt Kombëtares, historia e një tradite fituese

Lexo

KF Egnatia po kthehet çdo ditë e më shumë në një adresë ku realizohen ëndrrat e futbollistëve. Klubi rrogozhinas, i cili në vitet e fundit ka fituar të gjithë trofetë e futbollit shqiptar, ka krijuar një traditë të fortë: kush transferohet te KF Egnatia, jo vetëm që fiton trofe, por shpeshherë arrin të transferohet jashtë vendit dhe të bëhet pjesë e ekipeve kombëtare.

Rasti më i freskët është ai i Mario Dajsinanit, portierit nga Kavaja, i cili pas paraqitjeve të shkëlqyera me fanellën e kampionëve në fuqi është thirrur nga trajneri Sylvinho në Kombëtaren A të Shqipërisë. Ky është një hap i madh në karrierën e tij dhe një tjetër dëshmi se rruga për të arritur majat kalon edhe nga skuadra rrogozhinase.

Në dy sezonet e fundit, KF Egnatia ka evidentuar lojtarë cilësorë, vendas dhe të huaj, të cilët jo vetëm kanë ngritur nivelin e skuadrës, por edhe kanë fituar vlerësim ndërkombëtar. Shumë prej tyre, pas suksesit me Egnatian, janë transferuar në kampionate më të forta ose janë grumbulluar nga ekipet e tyre kombëtare, duke e kthyer klubin në një model zhvillimi për futbollistët.

Edhe pse Rrogozhina dhe Egnatia ende nuk kanë prodhuar vetë lojtarë nga akademia lokale, klubi ka treguar se është një platformë ideale për t’i zhvilluar talentet që vijnë nga qytetet e tjera të Shqipërisë apo nga jashtë vendit. Me organizimin modern, stafin teknik profesionist dhe kushtet bashkëkohore që ofron, KF Egnatia është bërë një trampolinë e vërtetë drejt futbollit elitar.

Mario Dajsinani është sot fytyra më e re e këtij suksesi. Nga Kavaja në ekipe të vogla  në Rrogozhinë e më pas drejt fanellës kuqezi, ky rrugëtim tregon qartë se kur një lojtar zgjedh KF Egnatian, ai jo vetëm që fiton trofe, por zhvillohet në çdo aspekt dhe i hapen dyert e kombëtares dhe të tregut ndërkombëtar.

Prof.dr. Xhevdet Zekaj

Msc. Klevis Bejkolli

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img