Ndeshja Egnatia-Teuta u mbyll në barazim pa gola, e vlefshme për javën e 25-të në Superiore. Pas ndeshjes, trajner i Teutës, Edi Martini, u shpreh për MCN TV:
“E dinim forcën e Egnatias, pjesën e parë presuam lart pavarësisht se kualitetet e tyre bëjnë diferencën. Besoj se ja arritëm, pjesën e dytë tentuam të shkonim lart, por nuk patëm forca të shumta në sulm. Bëmë mirë, morëm 1 pikë në këtë fushë dhe me këtë ekip si Egnatia.
Kisha Kotobellin, Dajën, Arifin e Çyrbjen të dëmtuar, duke patur parasysh kontigjentin që kisha jam i kënaqur me këtë pikë. Faust u fut edhe u dëmtua prapë. I përgëzoj djemtë pasi sakrifikuan deri në fund për 1 pikë me vlera.
Jam i sigurtë që do të kthehen nga dëmtimi lojtarët. 4 lojtarë që vijnë më ngrohin shumë, me djemtë e rinj do t’ja dalim.
Kupa? Do ta sulmojmë deri në fund, s’kemi lojtarë mjaftueshëm por 1 ndeshje është dhe do të sforcohemi shumë. Djemtë e duan futbollin, sakrifikojnë shumë, kemi një ekip me karakter dhe do të bëjmë maksimumin në Kupë”, tha Martini.