Thursday, December 5, 2024

Martini: “Duhet të jemi më të qetë para portës, mund të bënim tjetër gol”

Lexo

Është mbyllur në barazim 1-1 Teuta-Laçi, sfida e javës së 16-të e Superiores. Në përfundim të sfidës foli trajneri Edi Martini.

“Më mërziti pjesa e parë, në 30 minutat e parë nuk u ambientuam dot me mënyrën e rreshtimit që kishim bërë sot. Deri në minutën e 30 kishim shumë vështirësi. Pastaj lëvizëm diçka, ndërruam edhe mënyrë loje në pjesën e dytë. Në të parën mund të pësonim edhe ndonjë gol tjetër. Në pjesën e dytë luajtëm në gjysmëfushë, patëm raste, bëmë presion. Nuk e lamë kundërshtarin të rrezikonte. Por duhet të jesh më i qetë para portës, nuk mund të shkosh i nervozuar, duhet të jesh i kthjellët e arsyetosh përpara. Shënuam, mund të bënim tjetër gol. Në pjesën e dytë, edhe ata që hynë në fushë, duhet të bënin më tepër. Kur janë të freskët, duhet të jenë më agresivë, me më shumë dëshirë, gjë që nuk funksionoi edhe sot.

Torraj në ndeshjen e kaluar ishte shumë mirë. Ne rreshtimin me katër nuk e intepretojmë mirë sa duhet, por pasi ndërrum përsëi me 3, ndryshuam. Ka të bëjë që ne nuk kemi perfeksionuar ende rreshtimin 4-3-3.

Luajtëm me dy para në pjesën e dytë. Duke luajtur në pjesën e dytë., Nasr është një lojtar që kërkon zonat boshe dhe lëviz në krah. E nxorëm nga loja e tij nga e djathta, i pëlqen loja nga e majta. Por janë gjëra që ai i bën sepse ka freski fizike. E sheh që mund të bëjë presing më shumë se të tjerët, gjendja fizike e bën të lëvizë nga një krah, në krahun tjetër.

Pritja për verifikimin e golit? VAR-i jep verdiktin e saktë, por me ato emocione që përjetojmë, do të isha i kënaqur që të mos ishte VAR-i hiç, o ta japë ose jo direkt”, u shpreh Martini për RTSH.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img