Sfida mes Teutës dhe Partizanit e vlefshme për javën e 3-të të Superiores është mbyllur me fitoren e Partizanit me rezultin 0-2 në favor të miqve. Pas kësaj sfide, trajneri i Teutës, Edi Martini, u shpreh për RTSH:
“Sot çfarë nuk shkoi ishte vetëm rezultati. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar. Në pjesën e dytë ne ramë moralisht pasi gjatë gjithë javës e kemi pasur ekipin me viroze dhe pothuajse se në përgjithësi ekipi ishte i lodhur. Partizani shënoi gol dhe më pas shfrytëzoi kundërsulmet. Gjithsesi, janë pikë që vlejnë dhe dhembin.
Është e vërtetë që largimet kanë lënë boshllëqe, por duhet të shënonim ne para kundërshtarit. Edhe Daci na ka prishur pak sistemin e lojës. 2-0 duket se Partizani ka dominuar ndeshjen, por jo”, tha trajneri i Teutës, Edi Martini.