Kategoria Superiore ka mbyllur vitin 2024 me ndeshjen e fundit të javës së 19, atë mes Teutës dhe Bylisit, që ka përfunduar me një barazim pa gola. Trajneri i Teutës, Edi Martini ka folur për mediat.
“Ishte rezultati më i drejtë, bëmë një ndeshje të mirë me Egnatian dhe kishim një gjendje të mirë psikologjike. Menduam se do ta fitonim këtë ndeshje, por vetëm gjendja psikologjike nuk mjafton.
Nuk kishim arsyetimin e saktë në lojë dhe mendoj se ishte rezultati më i drejtë. Nuk kishim agresivitet tja merrnim topin lojtarëve kundërshtarë. Me Egnatian ishim më të tërhequr dhe arritëm tja merrnim topin atyre. Rrezikuam disa momente në këtë ndeshje” – u shpreh Martini.