Sunday, February 15, 2026

Martini: “Ndeshje që duhej fitorja. Titulli është ëndërr e jona, 25-vjeçare”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia ka fituar në shtëpi përballë Elbasanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me shifrat 2-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Edi Martini.

“I përgëzoj djemtë, sot ishte një ndeshje që duhej fitorja. Shënuam, kishim mundësi të shënonim përsëri, toleruam. Elbasani bëri një ndeshje të mirë, na vendosi në vështirësi, sidomos në pjesën e dytë. Kishim rastet për të mbyllur ndeshjen, por s’e bëmë. Fati ishte me ne në minutat e fundit, përgëzoj djemtë për atë që treguan në fushë dhe për karakterin e tyre.

Balaj – Bismark, titullarë? E kisha përgatitur gjithë javën për të luajtur me të dy. Doja që të mblidhja mbrojtjen e Elbasanit për të dalë me Kastratin dhe Yago në krahë, na funksionoi me Kastratin, ka dalë mbi 10 herë. Unë kisha informacion për Lulaj, jo për Azemovic. E kishim përgatitur që të luanim kështu, bënë mirë si Balaj dhe Bismark. Ndeshje e vështirë.

I zhgënjyer për golin e pësuar sapo morët masat difensive? Nuk e mendoja që pas futjes së Celikovic. Një moment që rrëshqet topi nga një lojtar i joni. Të vjen keq dhe më dhembi shumë. Nuk e mendoja që do pësoja në ato minuta, ky është futbolli. Lojë gabimesh, pjesë e të cilës jemi edhe ne.

Titulli kampion? Ne e kemi filluar kampionatin për një objektiv të tillë. Është shumë i gjatë. Pavarësisht se në çdo lëkurën e ndonjërit prej nesh del ajo fjalë, por s’dua t’i fus në stres. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Titulli është ëndërr e jona, 25-vjeçare. Duhet të përulemi të shohim ndeshje pas ndeshje.

Kisha shumë lojtarë të ngarkuar me kartonë të verdhë. Bekimi nuk është vetëm futbollist, por edhe trajner në fushë. Edhe nëse nuk është në ditët më të mira, është mënyra si impenjohet. Megjithatë me 4 kartonë të verdhë ka 1 javë pushim. Ndonjëherë dëmtimet dhe kartonët i jep Zoti me dorë të vet.

Nuk e di, më janë dukur 2 orë minutat e fundit. Dua ta ndaj këtë ndeshje me të gjithë ata që e kanë parë në televizor dhe kanë pasur siklet si ne. Nuk më vjen mirë që pësuam, por bravo djemve, meritojnë gjithçka”, tha Martini.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img