Ballina Futboll Martini: “Nuk e meritonim, kishim shumë raste për shënim. Ndikoi mungesa e...

Martini: “Nuk e meritonim, kishim shumë raste për shënim. Ndikoi mungesa e Balajt”

Bylis ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Vllaznia, duke triumfuar me rezultatin 2-1 dhe duke i shkaktuar shkodranëve humbjen e parë pas disa ndeshjesh vetëm me fitore. Pas kësaj sfide ka folur Edi Martini:

“Kjo është një ndeshje e humbur, 3 pikë të lëna. Pavarësisht se nuk e meritonim, kishim shumë raste për shënim. Kemi shpërdoruar shumë raste dhe ishte një ndeshje që e dominuam, por futbolli është i tillë. Te rasti i Pols ishte një gol nga goditja e këndit. Bëmë gjithçka për të barazuar shifrat dhe nuk jam pishman për asgjë.

Në pjesën e parë Malaj ka dalë shumë herë dhe ka gjuajtur portën. Ishim shumë gati për të sulmuar dhe për të mbyllur aksionet. Luajtëm 4-3-3 dhe nuk e kemi bërë më përpara, por mungesa e Balajt ndikoi. Portieri i kundërshtarit ishte në formën e tij më të mirë.

Malaj ka shpenzuar shumë energji, pasi nga qendra duhet të bënte numri 5. Numri 7-të i kundërshtrarëve ishte shumë i mirë dhe na duhej ta mbronim. Sot na mungoi futja e topit në rrjetë dhe ne shpenzuam shumë energji”, ka përfunduar timonieri i shkodranëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu