Monday, December 8, 2025

Martini: “Nuk ishte ndeshje e rëndësishme. Përgëzoj ekipin, kemi bërë ndeshjen më të mirë të javëve të fundit”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Elbasani fitoi 1-0 ndaj Vllaznisë. Në 4 ndeshje radhazi që kuqeblutë nuk njohin rezultat pozitiv, duke krijuar hendek me Elbasanin kryesues në 4 pikë. Pas ndeshjes, ka folur para mediave trajneri i shkodranëve Edi Martini:

“Duhet të përgëzoj ekipin, kemi bërë ndeshjen më të mirë të javëve të fundit. Nuk ishte ndeshje e rëndësishme. Sot, Sokol Jareci duhet të binte arbitër të FIFA-s. Arbitri Ferataj e kreu misionin më së miri.

Kartoni i parë i verdhë për Gjinin, ishte faull në favor të tij, jo ndëshkim. Ka ardhur koha që arbitri Ferataj të dorëzojë xhaketën. Unë kisha besim se edhe me 10 lojtarë mund ta fitonim ndeshjen.

Ajo që bëri sot Fertaj ishte skandal. Në pjesë e dytë luajtëm më mirë se në të parën. Ndoshta duhet të ishim më të qetë, me më shumë logjikë. Elbasani është ekipi i mirë, i qetë. Edhe njëherë, dua të përgëzojë ekipin.

I bindur, në vazhdim do vijmë në rritje. Nuk jemi nga të shkojmë, përveç të tregojmë nivelin tonë të vertetë. Ferataj e ka personale me Vllazninë. Nëse do ishim 11 me 11, ndeshje do kishte përfunduar ashtu siç nuk do donte Ferataj”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img