Tuesday, December 2, 2025

Martini: “Nuk jemi aty ku duhet. Mund të mendoja barazim, por jo disfatën”    

Lexo

- Reklamë -spot_img

Humbja ndaj Teutës i dhemb Vllaznisë për rrëzimin nga kreu pas 13 javësh Superiore. Trajneri i ekipit shkodranë Edi Martini ka analizaur mposhtjen ndaj durrsakëve:

“Jam i mërzitur me rezultatin dhe lojën, nuk jemi aty ku duhet. Kur nuk je mirë, duhet të mbyllësh ndeshje në barazim. Kemi 2-3 javë që nuk jemi mirë. 4-5 futbollistë janë poshtë rendimentit të tyre.

Yago kishte shqetësim, kërkojë sot të zëvendësohej, Bismarku po ashtu, sikurse Kallaku. Nuk jam i kënaqur me lojën, pavarësisht se u munduam disi. Duhet ta pranojmë, nuk jemi në moment të mirë.

Edhe Murataj kishte problem fizike. Shqetësimet e fazës ofensive kanë pasur probleme gjatë stërvitjes, janë sforcuar, prandaj nuk janë në rrjedhë normale. Nuk e mendoja se do humbisnim ndeshjen. Mund të mendoja barazim, por jo disfatën”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img