Sunday, January 19, 2025

Martini: “Të vjen keq që humbet kjo ndeshje. Do të reflektoj dhe do të shikoj vendin tim”

Lexo

Teuta është mundur nga Partizani në “Niko Dovana” me rezultatin 2-0. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Teutës, Edi Martini.

Të vjen keq që humbet kjo ndeshje, pa justifikuar mungesat. Luajtëm patëm rastet tona për të shënuar. U dënuam sa filloi pjesa e dytë. Tentuam të sulmonim, Partizani ishte më i freskët, më konkret. Jazexhi dhe Lloci na mungonin sot. Djemtë u munduan të luanin, dhanë maksimumin. Humbja dhemb, pikët ikin dhe gjendja rëndohet.  

Kthimi i Krujës në pozicionin e Jazxhiut, kishim shumë probleme në atë krah, edhe largimi i Beqjas la një boshllëk. Partizani ishte më i freskët edhe nga ana mentale. Eliminimi në Kupë ishte i dhimbshëm. Si pasojë e të gjitha këtyre vjen edhe kjo lojë kështu.  

Nuk merrem me punët e Partizanit, merrem me punët e mija. Pikët ikin, i pari që merr përgjegjësitë është trajneri, unë marr përgjegjësitë e mija për këtë ndeshje. Duhet reflektuar, do ulem të diskutoj me presidentin. Në qoftë se gjërat nuk shkojnë i pari që duhet të reflektojë është trajneri. Do ulem do të reflektoj dhe do të shikoj vendin tim”, u shpreh Martini.  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img