Thursday, November 21, 2024

Mauro Meluso, ish-drejtori i Napolit, i ftuar special në kursin e Drejtorit Sportiv

Lexo

Kursi për Drejtor Sportiv i organizuar nga Federata e Futbollit mirëpriti të ftuarin e fundit për këtë edicion, Mauro Meluso-n, drejtori sportiv i Napoli-t. Meluso e ka nisur karrierën si futbollist, por pas tërheqjes së detyruar në moshën 30-vjeçare për shkak të dëmtimeve, vazhdoi rrugëtimin e tij si drejtues.

Karriera e tij si Drejtor Sportiv filloi me Frosinone-n dhe vazhdoi në klube të njohura si Lecce, ku qëndroi për katër vite, për të arritur së fundmi te Napoli.

Përgjatë leksionit Meluso theksoi rëndësinë e të mësuarit nga gabimet, pasi ato janë baza për rritje dhe zhvillim profesional.

Ai iu përgjigj pyetjeve të kursantëve, duke u dhënë sugjerime për të ardhmen në rolet e tyre si drejtues. “Qëndroni gjithmonë koherentë, besnikë dhe punoni fort për të realizuar qëllimet dhe objektivat që keni”, – ishte mesazhi i tij kryesor.

Kursi i Drejtorit Sportiv ka pritur edhe shumë lektorë të tjerë të njohur si Paolo Viganò, Emiliano Tarana dhe Enrico Ascheri, të cilët kanë kontribuar me njohuritë e tyre për pjesëmarrësit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img