Një Shkodër e tërë pritet të jetë prezente në shkallët e stadiumit “Arena Kombëtare” mbrëmjen e së dielës për supersfidën gjysmëfinale të “Final 4”, Vllaznia-Dinamo.
Përpos organizimeve individuale dhe familjare të tifozëve kuqeblu që pritet të udhëtojnë me mjetet e tyre personale të transportit, të cilëve do t’i bashkohen edhe shkodranët e shumtë që jetojnë prej vitesh në Tiranës, Durrës, dhe rrotull kryeqytetit, e konfirmuar është se mbi 10 mijë është numri i tifozëve që kanë rezervuar udhëtimin me autobuzët falas dhe pa limit të vënë në dispozionin nga presidenta e KF Vllaznia për tifozërinë e zjarrtë, jo vetëm të qytetit, por edhe tërë territorin e qarkut Shkodër.
Angazhimin e saj për të mbështetur financiarisht tifozërinë shkodrane, në mënyrë që të jetë pranë skuadrës në kryeqytet për sfidën e së dielës përballë Dinamos, KF Vllaznia e ka zyrtarizuar edhe me njoftimin e publikuar në profilin e saj të rrjetëve sociale.
BASHKË PËR VLLAZNINË
KF Vllaznia i vjen në ndihmë të gjithë tifozëve që duan të udhëtojnë drejt “Arena Kombëtare” për të ndjekur gjysmëfinalen Vllaznia – Dinamo City, të dielën më 4 maj .
KF Vllaznia ka vënë në dispozicion autobusë FALAS për të gjithë tifozët që nisen nga Shkodra drejt Tiranës!
Grumbullimi bëhet tek stadiumi “Loro Boriçi”, rreth orës 15:00 dhe nisja në orën 15:30.
Për të lehtësuar organizimin, rezervo vendin tënd deri të shtunën, ora 19:00:
Në inbox-in e faqes
Ose në numrin: 0692394133
Vllaznia – një jetë, dy ngjyra, një skuadër!