Një nga trofetë më të rëndëishëm që do të jepet në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025” është ai për të vlerësuar “Talentin e Vitit” në kategorinë djem.
Një çmim që vlerëson dhe nderon pasionin dhe dëshirën për të luajtur futboll për të gjithë djemtë e rinj dhe që besojnë se një ditë mund të realizojnë ëndrrat e tyre.
Të nominuar për të fituar këtë trofe janë: Arlind Kurti, mbrojtës i Laçit, Ergis Arifi, mesfushor i Teutës, Erald Maksuti, sulmues i Flamurtarit dhe Fabjan Përndreca, mbrojtës i Bylisit.
Fituesi i këtij trofeu do të zbulohet mbrëmjen e 15 dhjetorit në Teatrin e Operas dhe Baletit. Të gjithë shikuesit mund ta ndjekin live spektaklin në Klan Tv duke nisur nga ora 20:00.



