Ndonëse pati oshilacione me formën sportive në javët e para të kampionatit, senegalezi i mbrojtjes së Vllaznisë, Dallu Dianje duket se ardhur në formën e tij më të mirë sportive. Në sfidën ndaj Dinamos luajtur në “Loro Boriçi”, arriti të shënojë edhe një gol, i pari me uniformën kuqeblu. 24 orë përpara sfidës me bardheblutë, Dianje ishte në konferencë shtypi përkrah trajnerit Thomas Brdariç.
“Ndihem mjaft mirë, të gjithë janë të thjeshtë dhe janë shumë të mirë me mua dhe ndihem sikur të jem në familjen time. Mendoj se jemi mirë, jam në rritje gjithashtu edhe skuadra. Ka dhe ulje dhe ngritje si në jetë. Trajneri dhe gjithë stafi teknik ka punuar me ne që ne të përmirësohemi dhe që të japim maksimumin. Shpresoj që të realizoj një gol ndaj Tiranës. Ne kemi realizuar dhe pësuar në disa raste, flasim me trajnerin dhe stafin teknik që të jemi sa më mirë në fazën mbrojtëse dhe sulmuese. Mendoj se kemi kualitet në fazën mbrojtëse dhe është detyra që të jemi sa më mirë në atë faze. Jam këtu për të dhënë më të mirën time për ekipin dhe për skuadrën njëkohësisht. Unë nuk kam asnjë lloj frike që të luaj kundër sulmuesve, kam interes se çfarë bëj unë në fushën e lojës. Unë kam lindur në një familje futbolli dhe atë e kam si një fe. Jam i përkushtuar që të bëj sa më mirë në fushën e lojës.”, është shprehur qëndërmbrojtësi shtatlartë i Vllaznisë, senegalezi, Fallu Dianje.